Arkeologët në Peru i kanë gjetur nën dhe skeletet e më shumë se 200 fëmijëve, të cilët besohet se janë sakrifikuar nga prindërit e tyre para më shumë se 500 vjetëve për shkak të besimit të tyre.

Trupat e 227 fëmijëve, të cilët besohet se ishin të moshës pesë deri 14 vjeçe, u gjetën në qytetin bregdetar, Huanchaco, në veri të kryeqytetit peruan, Lima.

Ky zbulim erdhi pas pak më shumë se një viti të zbulimit të 200 trupave të tjerë të fëmijëve në dy vende të tjera të këtij shteti.

Arkeologët thanë për agjencitë e lajmeve se disa prej trupave të gjetur ende kishin flokë dhe lëkurë në momentin e heqjes së dheut mbi ta.

Ata besojnë se fëmijët janë vrarë gjatë motit me shi dhe janë varrosur me fytyrë të kthyer kah deti, që do të thotë se ata mund të jenë sakrifikuar në nderim të zotave Chimu, në të cilët besonin njerëzit e asaj periudhe historike.

Lexo po ashtu:  Një nga specialistët tanë më të mirë të Trashëgimisë shkruante për Skenderbeun:

Fisi Chimu jetonte në pjesën veriore të bregdetit të Perus dhe kishin një nga civilizimet më të fuqishme në rajon. Ata e arritën nivelin më të lartë mes viteve 1200 dhe 1400, para se të pushtoheshin nga fisi Incas, të cilët më pas u pushtuan nga spanjollët.

Besohet se ky popull i lashtë i mbyste fëmijët si shenjë sakrifice gjatë ritualeve shpirtërore, shkruan “BBC”. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *