Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar varrin e heroit homerik Ajaks. Një studim me autor Fecri Polat, studiues në Muzeun e Trojës në Çanakale, ka identifikuar një varrezë tumulare aty ku mendohej se më parë ndodheshin mbetje të një ngulimi prehistorik.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Siti gjendet gjashtë milje në veriperëndim të qytetit antik të Trojës, që përkon me përshkrimet për varrimin e Ajaksit. Vendi quhet Ishildaktepe Alti sipas kodrës dhe hipoteza se kemi të bëjmë me varrin e Ajaksit niset nga ngjashmëria e përshkrimeve të bëra për varrimin e tij.
Ajaksi i mbiquajtur I Madhi ishte një ndër heronjtë më të njohur të fushatës akease në Trojë. Djali i Telamonit dhe Peribeas, ai kishte lidhje gjaku me Akilin dhe Teukrin. I dalluar për duelet me Hektorin, ai merr një rol kryesor pas braktisjes së betejës nga Akili. Vdekja e tij ishte tragjike dhe supozohet se u shkaktua nga një truk i Odiseasn në garën se kush do të merrte mburojën e Akilit pas vdekjes. Vota pro Odisesa e çoi në tërbim Ajaksin që mendohet se ose vrau veten në dëshpërim e sipër, ose nga tërbimi nisi tëvriste kafshët, akt që pasi u qetësua e çoi në vetëvrasje nga turpi.





