Southampton është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.

‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.

Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.

Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.

Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën, i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu:  Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në Francë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *