Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar sulmuesi i gazetarëve në veri, Dalibor Spasic.

Ministri ka thënë se në Kosovë, aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja.

Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.

Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.

Lexo po ashtu:  - Angazhimi i stafit mjekësor anekënd Kosovës në përballje me virusin Korona ka fituar simpatinë dhe respektin e secilit prej nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *