Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar sot nën akuzën e mashtrimit me fondet për ndërtimin e murit me Meksikën. Bannon dhe tre persona të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me fondet e fushatës “Ne ndërtojmë Murin” përmes së cilës u mblodhën 25 milionë dollarë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Bannon mori 1 milionë dollarë të paktën një pjesë të të cilave i përdori për shpenzime personale. Krahas tij u arrestuan Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea.
Ata akuzohen edhe për përpjekje për pastrim parash përveç mashtrimit, akuza që parashikohen me dënime të mëdha.

Lexo po ashtu:  MITSOTAKIS: RAMA NA DHA TË DREJTË, Parlamenti grek miraton zgjerimin e kufirit detar me 12 milje në detin Jon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *