Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Media të ndryshme raportojnë se rivali kryesor politik i presidentit rus, Alexei Navalny ndodhet në gjendje kome dhe po trajtohet në spital pasi dyshohet se është helmuar. Sipas dëshmive të para, Navalny nisi të ndjehej keq gjatë fluturimit nga qyteti Siberian Tomsk drejt Moskës. Për këtë arsye avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje në Omsk dhe Navalny u dërgua në spital.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

«Ne mendojmë se Alexei u helmua me diçka që u përzie në çajin e tij. E vetmja gjë që ai piu në mëngjes», citohet zëdhënësja Kira Yarmysh.

Navalny ka kaluar në intubim, ndërkohë që burime mjekësore i thanë agjencisë Interfax se ai është helmuar me me një halluçinogjen të panjohur.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti i dërgon mesazh Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *