503 mijë doza të vaksinës antiCOVID kanë arritur sot në Kosovë.

Ky është donacion nga Ambasada amerikane përmes kompanisë COVAX.

Kjo është bërë e ditur nga programi UNICEF në Kosovë. Nga ky program u është bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vakcinohu BashkëIaDalim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot pritet që të arrijnë edhe rreth 53 mijë doza të vaksinës antiCOVID nga lloji ‘Pfizer’.
Këto vaksina janë në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me kompaninë.

Lexo po ashtu:  Pse ju duhet të shmangni këtë fryt për të ulur nivelin e sheqerit në gjak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *