Së pari, as Albin Kurti as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk janë anti-amerikane. Kjo është klishe e vjetër që është bërë ndaj VV-së dhe tashmë kjo gjë është e tejkaluar, askush nuk beson në të, madje as vet ata që e thonë.

Së dyti, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, pas vet ShBA-ve. Si mund të jetë njeriu më i votuar i popullit më pro-amerikan një anti-amerikan?
Pra, populli e ka shumë të qartë se kush është VV e Albin Kurti.

Së treti, ne historikisht kemi kritikuar pozicionet e gabuara dhe të dëmshme të palëve nga Kosova dhe historia po na e dëshmon që kemi pasur të drejtë, nga demarkacioni te zajdenica e deri tash kur u dha shumçka e su mor asgjë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Amerikën.

Lexo po ashtu:  Pensione me dekret të Adolf Hitlerit. Parlamenti belg - Gjermanisë: Ndërpritini!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *