Kur futesh në shtëpi pas një dite shumë të nxehtë, një gotë me ujë të ftohtë të duket mrekullia vetë.

Uji i ftohtë tingëllon si ideja më e mirë për tu freskuar gjatë temperaturave të nxehta, por sipas ekspertëve i nxehti luftohet me të nxehtin.

Arsyeja Përse Një Pije e Nxehtë Të Ndihmon Kundër Vapës

Ekspertët thonë se gjithçka ka të bëjë me djersën. Një pije e nxehtë rrit temperaturën në trup dhe ky i fundit reagon duke djersitur.

Sasia e djersës është më e madhe se volumi i nxehtësisë së brendshme gjë që nënkupton se trupi arrin të freskohet më shpejtë. Trupi i njeriut djersin më shumë kur pi diçka të nxehtë për shkak të receptorëve nervorë në gjuhë.

Kur gjuha merr informacionin se në trup po futet një pije e nxehtë, ajo i dërgon këto të dhëna në tru i cili nga ana tjetër nis të freskojë trupin duke aktivizuar djersitjen.

Lexo po ashtu:  Të mirat e leximit para gjumit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *