Nga Alicia Kearns, deputete në Mbretërinë e Bashkuar, sot erdhi edhe një konfirmim. Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës, zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së.

“Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi.

Me këtë rast znj. Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Lexo po ashtu:  Kafe e qëndrueshme e prodhuar në laborator?! – Tashmë është e mundur, ja se si prodhohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *