Qeveria LSDM-BDI së bashku me Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut, dje na informuan se në bankënotat e reja nuk do të figurojë Gjuha shqipe.

Vlerësojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, respektivisht të Gjuhës shqipe i cili parashihte që bankënotat dhe uniformat e policisë të jenë edhe në Gjuhën shqipe apo siç e parasheh Ligji për Gjuhën që e flasin më së paku 20% e popullatës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut!

Ky moment i ri tregoi se Qeveria LSDM-BDI e cila vazhdimisht thirret në dygjuhësi dhe mundohet të paraqes vlera të barabarta të barazisë gjuhësore, nuk ka gatishmëri të plotë ta implemlementojë në tërësi Ligjin e Gjuhëve.

Paralajmërimi i Guvernatores së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, se bankënotat e reja me emrin e ri të Maqedonisë, do të jenë pa gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën maqedonase e nxjerr në pah edhe demagogjinë dhe krekosjen e BDI-së e cila vazhdimisht ka trumbetuar në fushatat parazgjedhore dhe nëpër debate televizive se bankënotat e reja dhe uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Lexo po ashtu:  BE-ja dorëzon pyetësorin për statusin “kandidat” në Kiev

Pyesim BDI-në se pse ka lejuar që Banka Popullore e Maqedonisë te sjell vendim për bankënotat e reja pa Gjuhën shqipe, përderisa ende nuk kemi vlerësim nga Komisioni i Venedikut për dy nenet kontestuese për përdorimin e Gjuhës shqipe në bankënota dhe në uniformat e Policisë?!
Përse BDI lejon që të mungojë shqipja na bankënota përderisa nuk kemi vendim as të Gjykatës Kushtetuese i cili është organi më i thirrur dhe më kompetent për të kontestuar ose jo, dy nenet e Ligjit të gjuhëve.

Ky moment në fakt na tregon se BDI nuk ka kapacitet as dijeni që t’ju dal Zot kërkesave të votuesve shqiptar e as Gjuhës Shqipe ashtu siç e parasheh ligji.

Dhe krejt në fund i bëjmë thirrje edhe LSDM dhe Kryeministrit Zoran Zaev se zgjedhje do ketë përsëri në RMV dhe Ju nuk do të mund ti manipuloni më shqiptarët me “barazinë gjuhësore” përderisa në mënyrë të pjesërishme e implementoni Ligjin e Gjuhëve, duke i bërë shqiptarët ta kuptojnë se Gjuha shqipe në RVM nuk është aspak zyrtare dhe e barabartë me atë maqedonase. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Dialogun me Serbinë nuk do ta neglizhojmë, por as nuk do të ngutemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *