Vetëm gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të QKUK’së, janë paraqitur 10 raste të dyshuara me koronavirus

Lajmin e ka bërë të ditur Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Sot 10 pacientë kanë hy në punë për testim. Rezultatet pritet qe të publikohen se shpejti. Pra në orët e mbrëmjes”, ka thënë Ramadani, gjatë një konference për media.

Ramadani ka deklaruar se asnjë prej rasteve të dyshimta nuk janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim.

“Asnjë rast i dyshimtë me koronavirus nuk është derguar në Shqiperi apo në ndonjë vend tjetër për ekzaminim”, ka thënë ai.

Ministri Vitia: Deri më tani s’ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Kosovë

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë bashkë me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë deklaruar se deri më tani në Kosovë ende nuk është asnjë rast i konfirmuar me Covid-19, ose koronavirusi.

Ministri Arben Vitia u shpreh se të gjitha institucionet shëndetësore sot do ta pranojnë qarkoren informative për koronavirusin:

Lexo po ashtu:  VIDEO/ Si hyn “vrasësi” në qelizat e mushkërive dhe si mund të ndalet

1. Të kufizohet rreptësisht lëvizja e personave të paauniformuar në institucionet spitalore.

2. 2. Të gjitha institucionet spitalore t’i kenë të përgatitura vendet e veçanta për trajtim.

3. Në të gjitha institucionet e vendit të shtohet kujdesi, higjiena e të aplikohen udhëzimet e OBSH-së për Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *