Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta prej filmave të ndryshëm të njohur. Janë thëniet më tipike që shpesh, ndërsa i lexon, të kujtojnë menjëherë filmin, pa e lexuar titullin në fund.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Një burrë që nuk kalon kohë me familjen e tij, nuk është burrë i vërtetë”. – The Godfather
“Mami më thoshte gjithmonë se jeta është si një kuti me çokollata. Nuk e di asnjëherë se çfarë shije do të zgjedhësh”. – Forrest Gump

“Oh po, e shkuara mund të të lëndojë. Por ti ose mund t’ia mbathësh prej saj, ose të mësosh prej saj”. – The Lion King
“Ata që janë të lumtur, nuk do të thotë se nuk kanë dhimbje, ata thjesht kanë mësuar se si ta kontrollojnë atë”. – Love and other drugs
“Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të jesh i suksesshëm. Atje ku ka jetë, ka shpresë”. – The Theory of Everything
“Dashuria më e mirë është ajo që e mban shpirtin të zgjuar, që na bën të kërkojmë më shumë, që mbjell zjarr në zemrat tona dhe sjell paqe në mendjet tona. Këto shpresoj të t’i jap unë përgjithmonë”. – The Notebook
“Humbjen e vërtetë e përjeton kur e do diçka më shumë nga sa e do veten”. – Good Will Hunting
“Do të vijë një ditë, kur do të shohësh përreth dhe do të kuptosh se lumturia është përreth teje”. – Moana
“Mëso të ulesh dhe të vëzhgosh, jo çdo gjë ka nevojë për një reagim”. – Joker
“Jeta është si një lojë, ka shumë lojtarë. Nëse nuk luan me ta, ata do të luajnë me ty”. – Squid Game




