Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Katrougalos ka thënë se po ndjekin me vëmendje situatën në Jug të Shqipërisë, ku 35 tabela rrugore me emërtime në gjuhën greke u hoqën nga ARRSH për shkak ishin jashtë standardeve.

Tabelat rrugore në zonat minoritare kishin emërtim gjuhën e parë atë greke dhe ishin vendosur nga autoritetet lokale pa miratimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në një intervistë për një radio greke, ministri Katrougalos bëri me dije se Greqia është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare përmes ambasadës greke në Tiranë.
“Kishin pretendime se tabelat dygjuhëshe në Shqipëri duhet të kenë gjuhën e parë shqiptare dhe më pas atë greke.

Ne kemi paralajmëruar se çdo veprim që do të jetë kundër interesave të pakicës sonë greke, do të trajtohet sikurse e parashikon e drejta ndërkombëtare”, ka thënë ministri i Jashtëm grek.

Duke folur në këtë aspekt, Katrougalos përmendi edhe muajin qershor kur pritet vendimi i Komisionit Europian për negociatat e Shqipërisë, për të cilat tha se po monitorojnë pikërisht zbatimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, të cilat ministri i konsideron çështje kyç në dhënien e vlerësimit pozitiv për negociatat. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Në përkujtim të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve sonte ndizen qirinj nëpër ballkone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *