Granatat e gazit helmues dhe më pas të gazit lotsjellës, të hedhura sot gjatë protestës mbi qytetarët e pranishëm, nga Garda e Republikës, janë prodhim serb.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ky fakt raportohet nga gazetari Gjergji Thanasi, i cili pas një investigimi del në konkluzionin se të njëjtat mjete ushtarake janë përdorur nga serbët mbi popullatën shqiptare në Kosovë gjatë luftës 1998-1999 dhe më herët.
“Edi dhe Gjeneral Leshi sot kanë përdorur bomba luftarake të prodhuara për “luftime të afërta trup më trup” në luftë të blera nga fabrika e armëve në Serbi, e cila i prodhonte edhe për pushtuesit serb në Kosovë 20 vjet më parë (një mënyrë e Ramës për të kujtuar luftën dhe krimet e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë duke i përdorur si serbët kundër shqiptarëve të Shqipërisë 1 ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Sipas investigimit, rezulton se, sipas faqes zyrtare të Fabrikës në Krusik në Valievo, Serbi, këto armë prodhoheshin për luftërat e Serbisë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
Kjo fabrikë është themeluar në 1984 me emrin e dikurshëm “4th Novembar” nga Ministria e Mbrojtjes së Jugosllavisë në Krusik në Valievo, Serbi.




