Kush tha që Dostojevski nuk ka bërë kurrë një autobiografi? Dihet botërisht që veprat më  të goditura kanë ardhur si pasojë  ndodhive të jetës reale, pra të asaj të vetë autorit. Shumë shkrimtarë, por jo vetëm, kanë zgjedhur ta tregojnë vetë historinë e tyre. Nga njëra anë mirë bëjnë, se askush nuk di për ty më shumë se ti vetë, por, nga ana tjetër, a nuk është ky një gjest “i dëshpëruar“ dhe aspak modest?

Kur lexon një libër, përfshihesh aq shumë në historinë dhe botën që ai krijon, saqë na duket sikur ai, libri, ka ekzistuar gjithmonë, si element i natyrës, si shpellat apo si pemët, që nuk e dimë kush i krijoi. Harrojmë që atë e ka shkruar dikush dhe as nuk na bie ndër mend të analizojmë se pse dhe ku e ka burimin.

Vetëm pasi lexojmë pak nga jeta e tyre, shpesh aspak e zakonshme dhe e përbërë nga një zinxhir tragjedish, bëjmë lidhjen midis ndodhive të jetës së tyre dhe ndikimit të po këtyre ndodhive tek shpirti i tyre i ndjeshëm artistik.

Kush nga ju ka marrë vesh që Oscar Wild ishte homoseksual vetëm pasi keni lexuar “Portreti i Dorian Greit” dhe s’ka thënë:”E dija!”? Ka qenë mjaft e lehtë të kuptohej dhe që Kafka ka pasur probleme me personalitetin apo që Kamyja ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj të ëmës, aq sa nuk mundej as ta shprehte. Këto dyshime janë vërtetuar sapo keni marë vesh që Kamyja ka pasur një baba abuziv dhe që amaneti i fundit i Kafkës ka qenë dëshira që shkrimet e tij, sot kaq të famshme, të digjeshin. E dhimbshme, apo jo? U bënë ata “kurban” që ne sot të kishim me çfarë të mburreshim si specia më e zgjuar mbi Tokë. Por asnjëherë aq të zgjuar sa Dostojevski.

Lexo po ashtu:  Mijëra kryqe pikturuan sheshin Çek për të protestuar ndaj vdekjeve të COVID-19

Dostojevski duket sikur e ka ditur që në fillim se çfarë do t’i ndodhte dhe çfarë do të shkruante, dhe ka arritur ta ndajë jetën e tij në copëza pazzëlli tepër të vogla, tëper të komplikuara, pjesët e të cilit i ka futur në çdo vepër të tijën, në përpjesëtim të barabartë. Jo vetëm në çdo vepër,  por në çdo personazh ka pak Fjodor.

Më poshtë janë renditur disa nga fragmentet e veprave bashkë me ekuivalencën e tyre me realitetin, pra me jetën e Dostojevskit.

Jeta:

Fjodori, i dyti i shtatë fëmijëve,lindi ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fjodorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pëlqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t’i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën.

Vepra:

Në veprën e tij “Adoleshenti”, babai i personazhit kryesor, i përmendur shumë herë me emrin Andrejeviç, luante një rol aspak të dashur për shpirtin e trazuar të adoleshentit, i cili nuk e kishte  të lehtë të mësohej më sjelljet kryeneçe dhe egoiste të të atit, pavarësisht se e donte dhe e adhuronte ekstravagancën e tij me nënvetëdije. Në po të njëjtin roman, nëna e adoleshentit kishte vendin e një njeriu të përulur, të dashur dhe të përkushtuar ndaj tij. Në dukje kjo një gjë normale, por që në të vërtetë autori ka qenë duke hedhur në letër vetëm realitetin.

Lexo po ashtu:  "Kalit të dobët i hipin të gjithë." -Thëniet më të bukura Malazeze

Tek “Idioti” , rolit të nënës së përulur dhe të virtytshme ai i ka vënë pikërisht emrin Maria.

Jeta:

Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas i vdes gjithashtu edhe i ati, një alkolist i dhunshëm, i cili besohet se u vra nga vetë shërbëtorët e tij. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fjodorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën.

Vepra:

Përshkrimi i fazave të gjendjes mendore të paravdekjes së Ipolitit(tek Idioti) të prekur nga tuberkulozi, është aq i detajuar, elementet e të cilit nuk kishin si të njiheshin më mirë se sa nga dikush që e ka përjetuar atë brenda familjes.

Në shummë nga familjet që ka përshkruar, Dostojevski na ka prezantuar me baballarë plot vese. ‘Babai që nuk fal’- te “Të fyer e të poshtëruar”; ‘Gjenerali Fjodoroviç si bashkëshorti që do një grua tjetër’-tek Idioti; ‘Lebedevi me shumë fytyra dhe baba i 3 fëmijëve që i fuste në punë’;’Gjenerali Aleksandroviç dhe pasioni i tij pas bixhozit’etj.

Epilepsia, sëmundje që e ka pasur vetë autori, është qëndra rreth të cilës ndërtohet vepra e Idiotit.

“…tani do të tundte dorën dhe do të  thoshte si atëherë: “Idiot!””

Si gjendje e pasuar nga vdekja e të atit, duhet të ketë qenë aq sa e dhimbshme, aq edhe çliruese për autorin, sepse idioti i veprës  është po aq i papranuar dhe i pakuptuar nga shoqëria(babai) saç janë mendimet e tij të vyera. Ndoshta ndihej i çliruar, megjithëse fundi i veprës nuk tregon kështu.

Lexo po ashtu:  Opsioni i ri i Instagram ka qenë një domosdoshmëri prej kohësh

Jeta:

Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shëtitur nëpër oborrin e spitalit në të cilin punonte babai i tij, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe tu dëgjonte rrëfimet.

Vepra:

Skema e mësipërme është shumë e ngjashme me atë çfarë ndodhte në ballkonin e idiotit, ku ai , pasi u bë i pasur, priste e përcillte plot njerëz që vinin dhe qanin hallet.

Jeta:

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Vepra:

Këndvështrimi i autorit për grupin nihilist që hyri rrezikshëm në libër, duket të ketë qenë dhe opinioni i mëvonshëm i vetë autorit për bëmat e tij dhe pasojat që ato i sollën.

Duhet një njohës më i mirë, ndoshta dhe më i vjetër, për të pretenduar se është i aftë të gjejë dhe të vendosi në vend çdo copëz nga pazëlli i këtij autori. Kjo e mësipërmja është vetëm një  përpjekje që ngjan me një hap femije, e vogël, e pasigurt, por paraardhëse e shumë të tjerave.