Zvicra bëhet shteti i radhës që do të legalizojë martesat gei. Referendumi i mbajtur sot tregoi se gati 2/3 e zviceranëve që shkuan në kutitë e votimit ishin pro martesave brenda të njëjtës gjini. Çiftet gei do të fitojnë edhe të drejtën për të birësuar fëmijë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas rezultateve zyrtare, 64.1% e votuesve votuan në favor të martesave të të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar që u zhvillua nën sistemin e demokracisë direkte të Zvicrës.

Amnesty International e cilësoi këtë një “arritje për barazinë”.

Ndërkohë, kundërshtarët e martesave tëtë njëjtit seks thonë se ata që humbin tani janë fëmijët. Monika Rueegger e Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë (SVP) të Zvicrës dhe anëtare e komitetit të referendumit “Jo martesës për të gjithë” tha se ishte e zhgënjyer.

Lexo po ashtu:  Pse i themi “shëndet” dikujt që teshtinë?

Nuk kishte të bënte me dashurinë dhe ndjenjat, por më shumë me mirëqenien e fëmijëve. Fëmijët dhe baballarët janë humbësit këtu,” tha ajo për Reuters.

Ligji i ndryshuar do të bëjë të mundur që çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë që nuk kanë lidhje gjaku me ta. Çiftet lezbike të martuara do të lejohen të kenë fëmijë përmes dhurimit të spermës, një mundësi që tani për tani e kanë vetëm çiftet heteroseksuale të martuara.

Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com