Barometri diplomatik

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Autonomi ligjore po, shtet kurrë JO!

*** Këtë e garantojnë Amerika dhe BE-ja në dialogun e Brukselit për Kosovën.

*** “Nuk ka republika srpska e as Kosovë në Kosovë, pavarësisht se çfarë kompetencash do të ketë  Bashkësia e Komunave Serbe.” (Dr. Milan St.Protiq),

Prandaj, kryeministri i Kosovës, Abin Kurti nuk ka se çfarë të hezitojë për nënshkrimin e Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në Ohër, më 18 mars 2023.

Të gjithë ata që janë kundër nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje paqësore mbështetin opsionin e luftës  mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo “formulë” e  logjikës së filozofisë politike militariste, njësoj do të ishte fatale si për shqiptarët, ashtu edhe për serbët në Ballkan.

Prandaj, nuk duhet të frikësohemi e as të luftojmë mes veti, se gjoja “Bashkësia e Komunave Serbe do të  dekompozojë territorin e Kosovës”. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë derisa shumica dërrmuese shqiptare  (90%) ta ushtrojë dhe ta kontrollojë pushtetin sovran të Kosovës, si dhe mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të saj evroperëndimorë.

Së dyti, këtë konkluzion tonin e përligj, edhe ky konstatim objektiv i Dr. Milan St.Protiq, kur thotë se “ Formimi i ashtuquajturës SZO  me gjithë autorizimet e saj, nuk do të ketë kurrëfarë rëndësie as për Serbinë e as për minoritarët serbë nuk Kosovë, sepse shqiptarët  janë zotërues të sovranitetit të Kosovës. Gjithashtu, SZO-ja nuk mund të bëjë kurrfarë organizimi e as të formojë  republikën serbe e as një Kosovë tjetër në Kosovë, sepse enklavat serbe nuk përbëjnë një tërësi unike, të lidhur territorialisht mes veti.” (https://www.youtube.com/watch?v=s3I8bBqaHdA)

Lexo po ashtu:  Analizë / Që nga ribashkimi, Gjermania ka jetuar 30 vitet e saj më të mira. Por 30 vitet e ardhshme do të jenë më të vështira!

Së treti, të mos harrojmë se kontesimin dhe problematizimin e   Marrëveshjes së “Bashkësisë së Komunave Serbe” (2015) të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, po e bëjnë ato forca centripetale politike dhe jopolitike në Beograd dhe në Prishtinë, me qëllim që të arrijnë këto dy objektiva kryesore në favorin e politikës kolonilaiste dhe ekspansioniste të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit: (1) Ta detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që të mos e nënshkruajë Marrëveshjen Frëngo-GJermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, më 18 mar 2023 në Ohrin e Maqedonisë Veriore, dhe (2) Ta detyrojnë Kosovën që të konfrontohet me Uashingtonin zyrtar dhe me Brukselin  si mediatorë dhe mbështetës të kësaj Marrëveshjeje paqësore, e dobishme edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, që me paqe dhe me dialog demokratik të njohin njëra-tjetrën si shtete të barabarta në rajon. Ndryshe, çdo opsion i politikës së focës dhe i diktatit, Kosovën veriore e shkëput nga tërësia territoriale e Republikës së Kosovës.

Prandaj, pranimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane është shans historik, që me paqe të dalim nga kthetrat e përgjakshme të kolonializimit të Serbisë.

Lexo po ashtu:  Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im!

Vuçiqit: “Shah-mat” në Ohër, “Tango” në Paris !

Sikur edhe “100” autonomi politike t’i njihen pakicës serbe në Kosovë, kjo kurrë nuk do të mund të krijonte ndonjë “minishtet” të vetin brenda shtetit ekzistues të Kosovës, duke qenë se askund në botë pakicat etnike nuk kanë të drejtën e formimit të shtetit të tyre brenda një shteti të huaj siç është rasti konkret i Republikës së Kosovës. Këtë fenomen të pakicave e shpjegon dhe e përqartëson dokumentueshëm e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.

Pra, sipas normave ligjore juridike ndërkombëtare, pakica etnike apo nacionale nuk gëzon të drejtën e vetëvendosjes qoftë të brendshme a të jashtme për të krijuar shtetin e tyre brenda një shteti  të huaj sovran dhe të pavarur siç është  rasti i Kosovës (17 shkurt 2008).

Kot po bëhet “zhurmë” se gjoja me pranimin e “Bashkësisë së Komunave Serbe” Kosova do të copëtohet territorialisht dhe do të zhbëhet si shtet më vete nga krijimi i “një republike minooritare serbe”.

Mirëpo, kjo nuk mund të ndodhë, në asnjë kuptim, duke qenë se një akt i tillë, do të binte nesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me koventat e BE-së për të drejtat dhe liritë e pakicave. Me një fjalë, pavarësisht se çfarë autonomie politike dhe kulturore do të ketë pakica serbe në Kosovë, në mënyrë paqësore, ligjore, kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare, nuk  ka kurrfarë të drejte të krijojë “një republikë serbe”.

Lexo po ashtu:  Basha, një fjalim me ulërima dhe mashtrime

Pakicës serbe mund  t’i lejohet “autonomi” brenda Kushtetutës dhe instrumenteve juridike të së drejtës dhe renidit juridik pozitiv ndërkombëtar, por shtet  jo kurrë , as me paqe e as me luftë. Kjo, duhet t’u bëhet e qartë serbëve minoritarë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

 Presidenti Vuçiq e ka të humbur “meçin e shahut” me kryeministrin Albin Kurti në Ohër, më 18 mars 2023 !

Ja se si këtë disfatë politiko-propagandistike dhe diplomatike të Serbisë e ka shpejguar diplomati (ish-ambasador në Uashington dhe  në Zvicër), historiani dhe lideri politik I njohur serb, Dr.Milan St.Protiq në një intervistë dhënë “Balkaninfo” të Beogradit më 12 mars 2023.

Sipas tij, “Kosova është e humbur për Serbinë. Kemi ardhur në potezin e fundit shah-mat ! Tanimë nuk ka gjasë që të fitojmë asgjë, edhe sikur këtë meç shahu me Albin Kurtin ta luante kampioni botëror, Robert Fisher, nuk do të mund ta nxirrte as ‘remi’ për shkak të gabimeve të shumëta të politikës së Serbisë ndaj Kosovës”.  (https://www.youtube.com/watch?v=s3I8bBqaHdA )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *