Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka hedhur dyshime të forta në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Teksa komenton masat e marra nga qeveria për koronavirusin, Ngjela ngre pikëpyetje për faktin se ato nuk u morën deri në datën 12 mars.

Ngjela thekson se pyetja që kërkon përgjigje është pse nuk u karantinuan shqiptarët që erdhën nga Italia dhe sollën virusin në familjet e tyre.

Më tej, avokati sulmon edhe daljet e shpeshta të kryeministrit Rama, ndërsa kërkon që këtë gjë ta bëjnë ekspertët.

Reagimi i plotë:

More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa? !!!! Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin. E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…“

Lexo po ashtu:  Ndoshta edhe e-mailet zyrtare të kryeministrit duhen publikuar 1 herë në 6 muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *