Eksperti i telekomunikacionit Ismet Hamiti ka thënë se kontrata e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) me operatorin virtual “Dardafoni” në vitin 2007 ishte skemë tërësisht korruptive.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një diskutim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Hamiti ka shpjeguar se marrëveshja kishte si qëllim përdorimin e aseteve të PTK-së nga “Dardafoni”, ndërsa PTK-ja mbante një përqindje të vogël të fitimeve, vetëm 22%.
Sipas tij, ky ishte veprim pa asnjë plan apo strategji, dhe një rast i manipulimit të pasurive të Kosovës për përfitime personale dhe politike.

“Ka qenë 100% skemë korruptive. Krejt më duhet të përmend të gjitha krimet që janë bërë rreth PTK-së”, ka thënë Hamiti, duke përmendur gjithashtu kontratën e imponuar me “Monaco Telecom”, e cila, sipas tij, ishte gjithashtu një marrëveshje e panevojshme dhe kriminale.
“Kombet e Bashkuara mund të kërkonin një kod për PTK-në, por përdorimi i Monaco Telecom ishte vetëm një alibi”, shtoi ai.
Në diskutimin e tij, Hamiti përmendi edhe largimin e Agron Didës nga posti i drejtorit të PTK-së gjatë negociatave për këtë marrëveshje. Ai theksoi se Dida kishte dhënë dorëheqje pasi nuk pranoi të bashkëpunonte në një kontratë që e konsideronte të dëmshme për PTK-në dhe qytetarët e Kosovës.
Publicisti Surroi e cilësoi marrëveshjen me “Dardafonin” si një prej formave më të spikatura të shfrytëzimit të pasurisë publike, duke theksuar se kjo përbënte një “futje të dorës në xhep”.
Burimi: KohaDitore




