Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të përshpejtojë hetimet për rastin e aktivistit të VV’së, Astrit Deharin.

Gashi ka shkruar në Facebook se kanë kaluar 201 ditë që kur Prokuroria Speciale e ka marrë rastin e Astrit Deharit për t’a hetuar.

“Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetenc rastin e vrasjës së Astrit Deharit.
PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehen vrasjen për 1293 ditë”, ka shkruar Gashi.

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2909584469117266

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një takim që ka pasur me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezin, kishte theksuar nevojën e riangazhimit të Instituti zviceran, përmes mundësisë së vizitës së tyre në Kosovë për të bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale dhe për të zbardhur gjitha rrethanat për rastin Dehari, gjë për të cilën u njoftua se në qershor të këtij viti është planifikuar që përfaqësuesit e Institutit Zviceran të vijnë në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Kosova po rimëkëmbët/ Kurti e Sveçla shkojnë në veri, vihet gurthemeli i një stacioni të ri policor në Leshak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *