Fëmijët dhe adoleshentët vetëm në një orë të shpenzuar para ekranit të telefonit mund të kenë më pak kureshtje, vetë-kontroll më të ulët dhe stabilitet më të dobët emocional, gjëra të cilat shpijnë në rritje të rrezikut të ankthit dhe depresionit, shkruan MekuliPress.

Studime të ndryshme të rezlizuara në lidhje me këtë kanë zbuluar se fëmijët e vegjël, që rrinë shumë kohë para ekraneve, janë dyfish më të prirë ta humbasin temperamentin.

Gjithashtu, ky studim ka pohuar se 9% e fëmijëve 11-13 vjeçarë që shpenzojnë vetëm një orë në ditë para ekraneve e humbin kureshtjen për të mësuar gjëra të reja.

Kjo shifër është rritur në 23% për ata të cilët i shpenzojnë shtatë orë ose më shumë para ekraneve. Ekspertët po i inkurajojnë prindërit dhe mësuesit të kenë kujdes me kohën që fëmijët e shpenzojnë në internet dhe të gjejnë alternativa të përshtatshme. /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Nostalgji për të shkuarën: “Ne, fëmijët e pullave dhe kartolinave të shkruara me dorë…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *