Nga Dilaver Goxhaj
Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu vrau dy Heronj të Popullit:
- Luigj Gurakuqin, (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, më 2 Mars 1925), qe veprimtar i çështjes kombëtare, ekonomisë dhe nënshkrues i dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare në çerekun e parë të shekullit 20. Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.
- Bajram Curri (Krushë e Madhe, (Rahovec), më 16 janar 1862 – Dragobi, më 29 Mars 1925), ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar i cili luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, më vonë duke luftuar për Kosovën dhe inkorporimin në të pas Traktatit të Londrës në 1913. Falë ndikimit të tij, bën të mundur dërgimin, jashtë shtetit, me bursë shtetërore, e të rinjve premtues, si Rexhep Krasniqi, Xhevat Korça e Krist Maloku.
Dimë se Ahemt Zogu e rrëzoi qeverinë e Fano Nolit përmes intervencionit të huaj. Qeveria jugoallave mobilizoi gjatë kufirit me Shqipërinë 10 mijë ushtarë të rregullt, rezervistë, bjellogardistë rusë të strehuar në Jugosllavi, dhe mercenarë të rekrutuar nga Ahmet Zogu dhe Ceno bej Kryeziu. Në dispozicion të atij intervencioni u vunë edhe mjaft financa nga shoqëria vajgurore “Anglo-Persian” dhe “Standart Oil”.
Më 10 dhjetor 1924 bjellogardistët rusë sulmuan Lumën për të goditur forcat qeveritare që i komandonte Bajram Curri, por pa ndonjë rezultat.
Më 14 dhjetor 1924 mercenarët e Mufit bej Libohovës dhe Koço Kotës, të nisur nga Greqia, sulmuan Kakavijën (Gjirokastër)
Më 15 dhjetor 1924 u sulmua Peshkopia dhe menjëherë ngritën krye bandat reaksionare në Lumë e Mat, të cilat sulmuan forcat qeveritare.
Më 16 dhjetor 1924, pas një luftimi të ashpër ra Peshkopia. Rreth 2.000 forca vullnetare nga Korça dhe Elbasani që u nisën në ndihmë të forcave qeveritare, shtatmadhoria e komanduar nga Ministri i Luftës Kasëm Qafzezi i gozhdoi ato dhe forcat qeveritare në Golloborgë, për të mos i ndalur gorcat kundërrevolucionare, në kundërshtim me kërkesën e oficerave të forcave qeveritare.
Më 19 -23 dhjetor 1924 çorganizimi i forcave qeveritare i mundësoi forcat reaksionare të përparonin me shpejtësi në tokën shqiptare. Në luftime me intervencionistët jugosllavë dhe mercenarët e A. Zogut morën pjesë, më tepër me inisiativën e tyre, repartet qeveritare që u ndodhën në Muriqan (Dibër), Vukpala (Shkodër), Kukës, Gurabardhë (Mat) dhe Priskë (Tiranë).
Më 24 dhjetor 1924, sipas urdhërit të Kasëm Qafzezit, u lëshuan pa luftë Tirana dhe Elbasani dhe trupat kundërrevolucionare hynë në Tiranë dhe brenda një kohe të shkrurtër pushtuan pjsën tjetër të Shqipërisë.
Më 6 janar 1925 Zogu formoi qeverinë e re të kryesuar prej tij dhe të përbërë nga udhëheqësit e tjerë të kundërrevolucionit , Myfit Bej Libohova dhe Koço Kota etj.
Hapat e para të A.Zogut për riorganizimin e pushtetit të tij ishin: shpërndarja e ushtrisë kombëtarë shqiptare, krijimin në vend të saj i milcisë mercenare, suprimimin e ministrisë së luftës, e cila u zevendësua me komandën e përgjithshme, suprimii i ministrisë së arsimit.
Më 19 janar 1925 në fjalimin e tij përpara mbeturinave të Asamblesë Kushtetuese, A. Zogu e paraqiti me qëllim lëvizjen e gushtit 1924 si një lëvizje komuniste, doli me flamurin e antikomunizmit dhe bëri thirrje kundër “ideve të reja dhe tepër të rrezikshme për shtet”, siç ishte bolshevizmi.
Kundër krahinave që kishin qenë baza të kryengritjes dhe nuk pranuan t’i nënshktroheshin regjimit të tij, A.Zogu organizoi operacione ushtarake ndëshkimore, të udhëhequra nga Ceno Bej Kryeziu, Muharrem Bajraktari, Abaz Kupi etj, në mënyrë të veçantë në Malësi të Madhe, Shalë, Krasniqe, Kthellë, si dhe në krahinat e Jugut, ku vepruan bandit e Taf Kaziut, Hysni Demës etj.
Klika zogiste një kujdes të veçantë i kushtoi asgjësimit fizik të kundërshtarëve më të rrezikshëm politikë të saj, brenda dhe jashtë vendit.
Kështu, Balto Pjetër Stambolla, agjent i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i paguar nga Zogu, me ndihmën e fashistëve italianë, vrau në Bari (Itali), Luigj Gurakuqin. Pak minuta se ora të shkonte 21.00, më 2 mars 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari. Por teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Balto Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup. Balto Stambolla u ekzekutua më 1944, në Peqin, me vendim të gjyqit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare si armik i popullit.(Histori e Shqipërisë, Tiranë, 1965, f.563)
Tradhëtarin Balto Stambolla e damkos përjetësisht poeti Agim Viça
në baladën e tij për Luigj Gurakuqin
Ç’ditë qe ajo, atë botë në Bari
Tek të qëllonte Balto tradhtari?
Ai Balto Horri, ai Balto baltë.
Nënqeshte Zogu, atje në pallat.
Plakun, o, Plakun, Atje, në Shpellë
Një palo burrë e ftonte në duel.
Ç’ditë qe ajo, vërtet, në Bari
Kur të qëlloi ai plumb tradhtari?
Atje në pallat, brenda në Tiranë,
Tek i ngulte thikën së zezës Nanë.
Tek këpuste lulen e djalërisë
Avni Rustemin, Zemër-Paris.
Tek bridhte botës vëllai Theofan
EI thosh Nënës: «Mbaj zi për vëllanë!»
Mbaj zi për vëllanë, thërriste poeti.
E vaj vatani , e mjerë mileti!
* * *
Ahmet Zogu i forcoi ndjekjet kundër patriotit të paepur demokrat Bajram Curri, i cili, në krye të një çete të armatosur, nuk e kishte pushuar luftën kundër reaksionit zogist edhe pas rënies së qeverisë së Fan Nolit. Por kushtet për një kryengritje të re ishin shumë të vështira. I shtrënguar nga kushtet e dimrit të ashpër, Bajram Curri e shpërndau pjesën më të madhe të bashkëluftëtarëve, për t’u bashkuar me ta në pranverë. Më 29 mars 1925 Gryka e Matinës u rrethua nga forcat të shumta metrcenarësh. Bajram Curri dhe shokët e tij nuk u dorëzua. Në këtë përleshje të ashpër plaku trim ra heroikisht me armë në dorë.
* * *
Më 29 maj 1970, Enver Hoxha, në takimin me popullin e Hastit dhe të Krumës, tha: “Kur mercenarët e Zogut e vranë Bajram Currin, Zogu urdhëroi të mos guxonte kush të varoste Bajram Currin. Por ju hasjanët u treguat dhe qëndruart si burrat edhe përpara xhandarëve të Ahmet Zogut, kur ata, pas vrasjes së Bajram Currt, patën pyetur se kush do ta merrte trupin e tij të gjakosur. “Bjereni këtu, se e marrim ne hasjanët!”, u thatë ju pa frikë atyre banditëve dhe trupin e herroit e morët dhe e vutë mbi kalë si me qenë i gjallë dhe e varrosët këtu pranë, pavarësisht se eshtrat e bacë Bajramit tash prehen në Tropojë, në atë qytet që sot mban emrin e tij të lavdishëm, e kemi për nder dhe detyrë të vemi të përulemi përpara lapidarit të ngritur në kujtim të tij.”(vepra 43, f.327)
Pas çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi, pushteti popullor u dha titullin Hero i Popullit Shqiptar. Të dy këta Heronj të Popullit Fan Noli i përjetësoi me dy elegjitë kryevepra të tij:
SYRGJIN - VDEKUR SHPELL’ E DRAGOBISË
(Elegji për Luigj Gurakuqin) (Elegji për Bajram Currin)
Nëno moj, mbaj zi për vllanë Thon’ u shtri e thon’ u vra,
Me tre plumba na i ranë, Po ti s’vdiqe, or Baba,
Na e vran’ e na e shanë, As te shkëmp’ i Dragobisë,
Na i thanë tradhëtor As te zemr’ e Djalërisë .
Se të deshte dhe s’të deshnin, As je vrar’ e as po vritesh
Se të qante kur të qeshnin, Legjendar Ante po ritesh –
Se të veshte kur të çveshnin, Dithyramb i Dragobisë,
Nëno moj, të ra dëshmor. Tmerr, panik i mizorisë.
Tiranë, 28 Mars 2025