Eksperti i Ballkanit, Oliver Jens Schmitt, në një intervistë për portalin gjerman të lajmeve “T-online”, cituar nga Koha.net, thotë se këto situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka origjinën në Serbi.

Në javët e fundit ka pasur demonstrata masive të krahasueshme me ato që çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq para më shumë se 20 vjet. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndodhet nën presion të madh. Ngjarjet aktuale në Kosovë janë një dhuratë politike për të. Ai tani vetëm mund të thotë: bashkatdhetarët tanë janë në rrezik, ne tani duhet t’i bashkojmë radhët. Në këtë drejtim, ai vuëëri në lëvizje të gjitha levat, ai e dislokoi ushtrinë në kufi dhe i përdori banditët e tij kundër trupave të KFOR-it.

Megjithatë, sipas tij përshkallëzimi i mëtejshëm nuk i shërben Serbisë dhe ajo e di këtë.

Vuçiç e di saktësisht se ku janë kufijtë. Protestuesit e kontrolluar që plagosin oficerët e KFOR-it duket se janë në një nivel tjetër në të cilin BE-ja nuk është e gatshme të përgjigjet më ashpër. Çdo gjë përtej kësaj, siç është hyrja e ushtarëve serbë në tokën kosovare, do të shkaktonte një përshkallëzim. SHBA-ja ka trupa në Kosovë që nuk do ta toleronin këtë. Dhe në një përplasje të tillë, Serbia vetëm mund të humbasë.

Lexo po ashtu:  BE: Tre ose katër vaksina para fillimit të 2021-shit, por mos prisni “shkopin magjik”. Po për ato kombe që janë jasht hapësirës së BE-së, si do ja bëjnë për vaksinën? Ku është shëndeti i shqiptarëve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *