Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta


Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se një nga arsyet pse e ka konsituuar Kuvendin, ka qenë edhe trysnia nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi ta vazhdojë punën.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ka shtuar se atë ditë kur ka konstituuar Kuvendin ka vlerësuar se nuk duhet të bllokohet shteti për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari.

Basha ka thënë ka kuorum të mjaftueshëm për të pasur kuvend funksional.

“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  ShBA vlerëson Qeverinë e Kosovës/ Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës