Nga Lindita Kokoli-

Lulzim Basha sot në Pallatin e Kongreseve foli me një zë të lartë, deri në çjerrje. Ishte një fjalim me mashtrime, pasi ai ia la fajin për gjithçka ish-liderit të PD-së, aqsa tha se edhe humbjet e zgjedhjeve parlamentare e kemi nga qëndrimi i Sali Berishës.

Ndërkohë që nuk ka demokrat dhe njeri në këtë vend që nuk e di se kryetar i PD-së ishte Lulzim Basha dhe ai ka premtuar në çdo palë zgjedhje se do ti fitojë radhën tjetër, por ka humbur përsëri në çdo zgjedhje.

Mashtrim tjetër nga Basha lidhej me atë se gjoja kërkoi falje në Pallatin e Kongresve pasi ka 8 vite që nuk e ka lenë Berisha të drejtojë partinë, pasi Saliu ishte de facto kryetar i PD-së. Ky është një mashtrim ose më së paku Basha ka mashtruar demokratët dhe veten se paska qenë kryetar, ndaj vetëm për këtë duhej të kishte ikur me kohë nga drejtimi.

Mashtrim tjetër nga Basha lidhet me atë që premton se do ta sjellë PD-në në pushtet, por kur nuk e solli në pushtet kur kishte Berishën në krah, tashmë nuk ka më asnjë shans të sjellë demokratët në pushtet.

Lexo po ashtu:  Diplomacia e telefonit

E fundit, lidhet me atë se paralelisht me Kuvendin e tij po vazhdon votimi në anëtarsinë e PD-së, ku vota do të jetë masive për shkarkimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *