Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton që Thesari i Kosovës ka pranuar tranzhin e parë prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, nga 75 milionë sa është mbështetja totale ndaj krizës energjetike.

“Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e paisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, thuhet në komunikatën për media nga kjo ministri.

Sipas komunikatës mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë.

“Gjatë vitit 2022 mbështetja nga Qeveria në tejkalimin e krizës energjetike ka kaluar vlerën mbi 80 milionë euro. Me disbursimin e tranzhit të parë nga BE, do të i hapet rrugë vazhdimësisë së mbështetjes ndaj qytetarëve. Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu:  ​Kryeministri takon ministren finlandeze: Finlanda, si fqinje e parë e Rusisë me të cilën e ndan kufirin më të gjatë, është e ekspozuar ndaj kërcënimeve Ruse, ashtu sikurse Kosova nga Serbia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *