Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të sanksionojnë katër zyrtarë kinezë dhe një organizatë, lidhur me dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime në Xinjiang. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të votojnë për këtë më 22 mars.

Sanksionet janë praktisht ndalim i udhëtimit dhe ngrirje e aseteve financiare. Emrat e zyrtarëve kinezë nuk janë bërë ende të ditur.

“Masat kufizuese janë kundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve të miratuara”, i tha një diplomat i BE-së agjencisë Reuters.

Diplomatët thanë se kinezët u akuzuan për shkelje të të drejtave të njeriut, në lidhje me trajtimin e ujgurëve në provincën Xinjiang të Kinës Veriperëndimore.

Të tilla shqetësime kanë ngritur edhe vende të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Holanda, të cilat e kanë cilësuar gjenocid mënyrën si po e trajton Pekini popullsinë e pakicës myslimane.

Lexo po ashtu:  Ambasadori Kosnett: Kosova është shtet dhe i tillë do të mbetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *