Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, përmes një deklarate të përbashkët u shprehën se mirëpresin emërimin e Mirosav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rinisin dialogun.

Ky emërim, sipas njoftimit të bërë të hënën, thuhet se dëshmon angazhimin e fortë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së për dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë.

Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vuri tarifë për mallrat e Serbisë.

Lexo po ashtu:  VENDIMI I RI: "Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike" - Vetëvendosje merr vendim të mos lejojë zhvillimin e seancave ku merr pjesë Driton Selmanaj - "ky njeri është i papranueshëm në Kuvend"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *