Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, përmes një deklarate të përbashkët u shprehën se mirëpresin emërimin e Mirosav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rinisin dialogun.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçakut si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së për dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”, thuhet në deklaratë.
Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vuri tarifë për mallrat e Serbisë.




