Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës, janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të BE-së prej 32 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, njoftoi Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, gjatë takimit ministror për energjinë mes gjashtë shteteve të  Ballkanit, që po zhvillohet në Podgoricë.

Ky financim u shtohet 50 milionëve euro të tjera të akorduara më parë nga BE-ja për të forcuar politikat energjetike të rajonit.

”Paratë janë të destinuara për tranzicion e gjelbër, në mënyrë që rajoni të renditet sa më shpejt që të jetë e mundur me standardet mjedisore të BE-së dhe Marrëveshjes së Parisit”, shpjegoi Hahn.

“Ballkani Perëndimor është një potencial i madh i energjisë që llogaritet në 2,5 miliardë euro në vit”, theksoi komisioneri, duke inkurajuar ministrat e gjashtë vendeve që të kapërcejnë ”pengesat politike dhe çështjet dypalëshe”.

Lexo po ashtu:  QEVERIA FILLON SPASTRIMIN NGA TË KORRUPTUARIT/ Shkarkime në nivele të larta të Policisë së Kosovës pritet të ketë gjatë kësaj jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *