Komisioni Evropian ka bërë të ditur se është duke punuar për një ligj i cili do të ndalojë bujqësinë e kafshëve nëpër kafaze, në të gjitha shtetet e bllokut.

Ky vendim i KE-së ka ardhur pas një peticioni të nënshkruar i cili po kërkon përfundimin e sistemit kontraversal, i nënshkruar nga më shumë se 1.4 milionë njerëz.

Lepujt, pulat, zogjtë, thëllëzat, rosat dhe patat do të jenë të prekura nga këto ndryshime.

“Kafshët janë qenie të ndjeshme dhe ne kemi përgjegjësi morale dhe shoqërore për të siguruar se kushtet në fermë për kafshët përshtaten me to”, ka shkruar në Twitter, komisionerja për shëndetësi dhe siguri në ushqim në Bashkimin Evropian, Stella Kyriakides.

Legjislacioni i ri siç ka bërë të ditur Kyriakides, pritet të propozohet në vitin 2023 ndërkohë që ndryshimet do të bëheshin dalëngadalë deri në vitin 2027.

Njoftimi i Komisionit Evropian vjen vetëm pak javë pasi Parlamenti Evropian, i cili zgjidhet nga qytetarët e BE-së, ka votuar po ashtu në mbështetje të peticionit.

Lexo po ashtu:  Nusja kërkon divorcin vetëm 3 minuta pas martesës, arsyeja e drejtë?

Parlamenti ka shprehur shqetësimin se si disa kafshë mbahen nëpër ferma, duke mos pasur mundësi të lëvizjes apo edhe ndërrimit të pozicionit.

Bashkimi Evropian ka nivelin më të lartë të standardeve të mirëqenies së kafshëve në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *