“Be taken by Albania” u gjend si shprehje nga të rinjtë dhe të rejat e Federatës së Rafting Albania atëherë kur ata panë turistët që vizitonin kanionet e Osumit, dhe kur ndjenë pasthirrmat e turistëve që shihnin madhështinë e Alpeve shqiptare, kur shijuan bukurinë e Korçës, traditën e Shkodrës dhe bukuritë e agroturizmit shqiptar. Kjo është një pasthirrmë e gjithë atyre turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë parë sa e bukur është natyra jonë”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë prezantimit të fushatës ndërkombëtare dixhitale ”Be taken by Albania”.

“Të bukurën shqiptare duam t’ia ofrojmë turizmit, duam të integrohemi në familjen e Bashkimit Europian duke i ofruar asaj bukurinë e natyrës shqiptare, energjinë tonë rinore, t’i ofrojmë ushqimet bio dhe mbi të gjitha t’i ofrojmë Europës turizmin shqiptar, mikpritjen, buzëqeshjen e të rinjve shqiptarë. Në vitin e kaluar kanë vizituar vendin tonë 1 milion turistë më shumë se një vit më parë. Për këta turistë duhet të bëjmë turizëm me traditën”, tha Klosi.

Lexo po ashtu:  SHBA-ja me goditje të madhe për politikanët e korruptuar

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Sot jemi në një botë tjetër turistike, ku turizmi është një kombinim i bukurisë së qyteteve me natyrën, bregdeteve të kombinuara me malin, ditët e plazhit të kombinuara me kulinarinë pra janë mundësi të arta që ne duhet t’ia ofrojmë turistëve për të pasur mundësinë që sfida jonë 10 milionë turistë të jetë e vërtetë”, theksoi ministri Klosi.

”Në verë ne do të lançojmë përsëri projektin tonë ”Smile Albania” për të ofruar 1 mijë buzëqeshje kudo në Shqipëri. Gjithashtu Samiti i Diasporës është mundësia e artë që ne t’i kërkojmë të gjithë shqiptarëve t’i ftojnë njerëzitë dhe miqtë e tyre të vizitojnë Shqipërinë për t’u rrëmbyer nga bukuritë e vendeve që ne kemi”, vijoi ai.

Klosi shtoi se Shqipëria ka shumë për të ofruar. “Kemi mikpritjen, buzëqeshjen pasi shumë gjëra kanë ndryshuar, por ne nuk e kemi ndryshuar buzëqeshjen, kemi përsëri buzëqeshjen mikpritëse, pra kemi një Shqipëri që padyshim mund të ofrojë magjinë”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Rezultate e para të përgjitshme në gjithë Maqedoninë e Veriut

“Turizmi është ekonomi, punësim është e ardhmja dhe ne e kemi këtë mundësi të artë, të rrëmbehemi ta bëjmë Shqipërinë turistike, ta tregojmë këtë vend siç është dhe të jemi pjesë e nismave të tilla si kjo sot. Pra, le të rrëmbehemi dhe ne nga Shqipëria, nga pasioni për të paraqitur një Shqipëri tjetër, nga buzëqeshja tradicionale e njerëzve të thjeshtë të këtij populli të mrekullueshëm”, përfundoi Klosi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *