Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.

Me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë, artistja ka bërë të pamundur që të promovojë shqiptarë kudo nëpër botë, duke u krenuar gjithmonë me vendin e saj.

Ajo është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por flet shumë mirë shqip.

Madje, në një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka arritur t’ua dëshmojë fansave të saj shqiptarë se di edhe shumë mirë që të këndojë në shqip.

Ka qenë grimeri shqiptar me famë ndërkombëtar, Mario Dedivanoviç, i njohur ndryshe edhe si njeri u besuar i Kim Kardashianit, ka publikuar një video të artistes shqiptare duke kënduar një këngë shqipe, transmeton telegrafi.

Teksa po i realizonte grimin Bebe Rexhës në prapaskenat e një emisioni, ai i ka kërkuar asaj që të këndojë në shqip, dhe artistja Rexha nuk ka refuzuar.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Dua Lipa shpreh emocionet pas klasifikimit të albumit në vendin e parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *