Ekonomia turke është rritur me 6.7% në tremujorin e tretë, ndërkohë që krediti i lirë nxiti rimëkëmbjen nga tkurrja prej 10% në tremujorin e dytë, ku masat e karantinës po frenonin koronavirusin. Kjo rritje sipër pritshmërive mund të jetë e shkurtër, sipas analistëve. Rastet me Covid-19 janë rritur në nivele rekord këtë muaj, duke sjellë masa të reja të kufizimeve.

Megjithatë, fuqizimi i tremujorit të tretë, i nxitur nga stimujt fiskalë dhe heqja e disa masave të kufizimit, mund të bëjë që ekonomia të shmang tkurrjen për vitin e plotë. Banka Qendrore e Turqisë rriti normën bazë të interesit në 15% në Nëntor, për të përmbajtur rënien e lirës dhe inflacionin dy-shifrorë. Aktiviteti në sektorin financiar u rrit me 41.1% në tremujorin e tretë, informacioni dhe komunikimi me 15%, industria me 8%, ndërsa ndërtimi me 6.4%, sipas institutit të Statistikave.

Rritja e rasteve me virus ka bërë që autoritetet të vendosin karantinë gjatë fundjavës nga muaji Nëntor. Qeveria në Ankara bëri të ditur se masat do të zbuten në pranverë dhe nuk do cënojnë zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit.

Lexo po ashtu:  Figura e shahut që kushton një milion dollarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *