Nё gjuhёn shqipe ekziston nje fjalё qё quhet BESE, pёr tё cilёn nuk gjendet njё fjalё e vetme pёr ta pёrkthyer nё italiasht. BESE ёshtё diçka e ngjashme me “njё lloj betimi solemn”, ёshtё mbatja e fjalёs sё dhёnё deri nё vdekje

Ti japёsh “BESEN” dikujt, ёshtё ti japёsh njё fjalё kaq tё rёndёsishme, e cila duhet mbajtur me çdo kusht. Jo shumё kohё mё parё, kur njё udhёtar kalonte nёpёr zonat malore shqiptare, kalonte nga “BESA” nё “BESE”, shoqёrohej i pacёnuar deri nё destinacion. Pёr njё qё nuk i njeh kёto tradita ёshtё e vёshtirё ta kuptoj qё, ai i cili jepte kёtё lloj premtimi, pёrgjigjej me jetёn e tij. Mosmbajtja e fjalёs sё dhёnё, do tё thoshte tradhёti e lartё, njёsoj sikur ky “njeri” tё mos meritonte tё quhej i tillё.

Nё kohёrat moderne i kthehemi gjithnjё tё kaluarёs pёr tё rigjetur vlerat, ato vlera tё humbura tё dashurisё e besnikёrisё qё sot bёhen gjithnjё e mё tё rralla nё shumё shoqёri nё tё gjitha kontinentet.

Nuk e di pёrse, por prej disa kohёsh, mё vjen nё mendje njё balladё shqiptare, kaq antike por edhe moderne nё tё njejtёn kohё. Titullohet “BESA E KOSTANDINIT”. Bёhet fjalё pёr historinё e njё vajze shumё tё bukur, motra mё e vogёl e dymbedhjete vёllezёrve. Ishte aq e bukur, plot virtute qё nuk e kishte shoqen e asnjё nga djemtё nuk guxonte ta kёrkonte pёr nuse. Njё ditё prezantohet dhe kёrkon dorёn e saj njё luftёtar i huaj, i bukur e i forte, por vinte nga njё tokё e largёt. Nёna me njёmbёdhjetё vёllezёrit ishin kundёr, por Kostandini, i dymbёdhjeti, duke parё dёshirёn e motrёs, i kёrkoi nёnёs qё ta pranonte. Por nёna tha “si tё bёj unё ta kem afёr vajzen time tё vetme nё ditё gёzimi e si tё bёj unё ta kem afёr nё ditё hidhёrimi?” Por Kostandini i premtoi, i dha BESEN nёnёs sё tij qё, sa herё qё ajo do tё donte ta shikonte, ai do t’ja sillte. Pas dhjetё ditё festimesh, Doruntina, kёshtu quhej vajza, u nis drej vendit tё huaj.

Lexo po ashtu:  9 gjëegjëza për fëmijë, por që as të rriturit nuk i zgjidhin dot. Provojeni…

Vitet shkonin, dhe lufta morri me vete njёri pas tjetrit tё dymbёdhjetё vёllezёrit e Doruntinёs. Nёna e mjerё qantё, e njё natё ndezi nga njё qiri mbi varret e tё njёmbёdhjetё djemve. Kur shkoi tek Kostandini ndezi dy qirinj. Me dhimbje i thirri djalit tё vdekur “Ku ёshtё BESA jote, tani kush do tё ma sjellё Doruntinёn!”

Kur u errёsua Kostandini u çua nga varri i tij. Pllaka e bardhё ju bё kal i zi, e ai fluturoi, fluturoi me erёn e kapёrxeu vende qё nuk i kishte parё kurrё. Mё sё fundi arriti nё fshatin ku jetonte motra e tij e dashur. Pa fёmijёt e saj tek loznin e i pyeti ku ishte “zonja mёmё”. Ajo ishte nё njё festё, e gjitha e veshush me kadife qё kёrcente me gratё e fshatit. U çudit kur e pa tё vёllain dhe e pёrqafoi fort. Ai i kёrkoi tё hypte nё kal bashkё me tё qё ta çonte tek nёna, e veshur ashtu siç ishte.

Gjatё udhёtimit zogjtё ju shkonin rrotull e pёshpёrisnin “kalёrojnё i vdekuri me tё gjallin”. Doruntina i beri shumё pyetje vёllait, pёrse rrobat e tij ishin plot me myk, pёrse flokёt e tij ishin me pluhur, e pёrse ishte kaq i zbehtё…. Por ai i pёrgjigjej qё ishte udhёtimi qё i kishte bёrё ashtu.

Lexo po ashtu:  Miti i kahershëm i mon strave të detit, ka një shpjegim shumë të thjeshtë

Kur ju afruan kishёs sё fshatit, Kostandini i kёrkoi Doruntinёs tё vazhdonte nё kёmbё drejt shtёpisё pasi ai donte tё ndalonte njё çast pёr t’u lutur, kёshtu gjeti njё preteks pёr tu kthyer nё varrin e tij.

Kur ju afrua shtёpisё i pa tё gjitha dritat e fikura, trokiti nё derё por nёna e saj pyeti kush ёshtё qё troket nё kёtё orё tё vonё. “Doruntina jam, vajza jote!” Gruaja e pyeti bijёn “kush tё ka sjellё kёtu”, e ajo ju pёrgjigj Kostandini!

Oh, çfarё dhimbje e madhe kur morri vesh qё vёllai i saj u çua nga varri pёr tё mbajtur “Besёn”. Nga dhimbja kur mёsoi pёr vdekjen e tё gjithё vёllezёrve, tek pёrqafoheshin nёnё e bijё, vdiqёn tё dyja nё derё tё shtёpisё.

Kjo legjendё e vjetёr shqiptare, tregon se si bota dhe dashuria nuk i njihte kufijtё. Ku lufta merrte jetё njerёzish, ashtu siç ndodh edhe sot, shfaros familje tё tёra, i bёn tё mёrgojnё larg e tё vuajnё nga malli pёr tokёn e tyre.

Lexo po ashtu:  “Mercedes”, emri një vajze hebreje sot është marka e njohur e makinave

Legjenda tregon se si pёr tё mbajtur fjalёn e dhёnё, edhe tё vdekurit ringjallen, kapёrxejnё kufirin e tё pamundurёs pёr tё bёrё tё mundur atё qё shumё njerёz tё kohёve moderne nuk janё nё gjendje tё mbajnё. Duhet kujtuar se vetёm dashuria mund tё ushqej paqen e paqja tё bёj tё jetoj dashurinё. Atёherё, pёrse tё mos duhemi mes qeniesh njerёzore?!!!

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *