Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imunitar, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjet, virozat dhe gripin. Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këto ditë, të parat që kanë dalë në treg janë mandarinat gjysëm të gjelbra. Duke qenë se janë mandarinat e para të sezonit, ato nuk janë të pjekura plotësisht dhe shija e tyre dominohet nga athtësia.

Të Mira Për Kontrollin e Sheqerit, Shëndetin e Mëlçisë dhe Presionin e Gjakut

Mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat. Sidomos për diabetikët e tipit 1 dhe 2, mandarinat e gjelbra janë një zgjidhje ideale. Gjithashtu athtësia e mandarinave të gjelbëra është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë. Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Lexo po ashtu:  Një natë brenda Piramidës së Madhe, fjalët e para të Napoleon Bonapartes kur doli prej saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *