Ditën e sotme Rusia ka intensifikuar sulmet në Lindjen e Ukrainës. Situata është përkeqësuar mbrëmjen e sotme ku janë raportuar disa sulme në qytete të rajoneve lindore

“Është ferr,” tha Sergei Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.

“Ofensiva ka filluar, ajo për të cilën po flasim prej javësh”, ka shkruar ai në Facebook. Ai tha se luftimet ishin “të vazhdueshme” në qytetet Rubizhne dhe Popasna.

Pak më parë presidenti Zelensky e konfirmoi se mbrëmjen e sotme Rusia kishte shtuar sulmet në këtë rajon.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj offensive. Ditë të vështira po vijnë”- tha Zelensky.

Lexo po ashtu:  Serbia kërcënon; përtej retorikës: a ka ardhur koha të blejmë Tomahawk amerikanë e dronët Bajraktar të Turqisë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *