Ditën e sotme Rusia ka intensifikuar sulmet në Lindjen e Ukrainës. Situata është përkeqësuar mbrëmjen e sotme ku janë raportuar disa sulme në qytete të rajoneve lindore
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Është ferr,” tha Sergei Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk.
“Ofensiva ka filluar, ajo për të cilën po flasim prej javësh”, ka shkruar ai në Facebook. Ai tha se luftimet ishin “të vazhdueshme” në qytetet Rubizhne dhe Popasna.

Pak më parë presidenti Zelensky e konfirmoi se mbrëmjen e sotme Rusia kishte shtuar sulmet në këtë rajon.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj offensive. Ditë të vështira po vijnë”- tha Zelensky.




