ME MËRGATËN

Betohem se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë përfaqësive të Kosovës në vendet ku jetojnë e punojnë.

Padrejtësinë masive të shkaktuar në këtë proces zgjedhor do ta hetojmë si Kuvend dhe do ta ndalim së ndodhuri përgjithnjë.
Plot 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan këtë herë. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë.

Kjo do të jetë e hera e fundit kur më të dashurve tanë, të afërmve që jetojnë e punojnë jashtë vendit i mohohet e drejta e votës.

Të dashur bashkëatdhetarë, ju falenderoj me zemër!
Ju i prini ndryshimit në Kosovë!
Lexo po ashtu:  Ky është Albin Kurti edhe para ndërkombëtarëve: "Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *