Luksemburgu vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim, mezi pres të shoh rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë – Beograd të lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Kështu thuhet në urimin e kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë letër thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Më lejoni që në emër të Dukatit të Madh të Luksemburgut, si dhe në emrin tim personal t’ju përgëzoj përzemërsisht për emërimin tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Luksemburgu është një partner dhe mik i përhershëm i Kosovës dhe shpresoj që së bashku të forcojmë më tej lidhjet midis vendeve dhe popujve tanë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dypalësh.

Luksemburgu vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim, mezi pres të shoh rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë – Beograd të lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Lexo po ashtu:  Dënimet për mosrespektim të masave shkojnë nga 2 deri 12 vjet burgim

Shpresoj gjithashtu të shoh një vazhdim të përpjekjeve për reforma në sektorin e drejtësisë dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi që sundimi i ligjit është një hap thelbësor për Kosovën në rrugën e saj evropiane.

I nderuar Kryeministër, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *