Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Me një popullsi prej 16,709,126 banorë, Kamboxhia ka deri më tani 129 të infektuar me koronavirus dhe asnjë vdekje të raportuar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Infeksioni i parë në këtë vend u konfirmua më 28 janar. Pavarësisht se ka një sistem shëndetësor të dobët dhe është një vend me burime të limituara, Kamboxhia ia ka dalë me sukses në luftën me Covid-19

Ndërkohë, vende shumë më të pasura, si për shembull Singapori, janë duke luftuar me një valë të dytë infeksionesh. Por çfarë fshihet pas historisë së suksesit të Kamboxhias?

Së pari, strategjia e Kamboxhias rezultoi të ishte efektive, të paktën deri më tani. Vendi ka realizuar rreth 16.000 testime që nga janari dhe ka bërë ndjekje të vazhdueshme të kontakteve.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti hapë aplikimin për Shtesat për Fëmijë 2015+

Kamboxhia i mbylli përkohësisht kufijtë me vendet e tjera, mbylli shkollat dhe universitetet, si dhe të gjitha aktivitetet argëtuese në gjithë vendin, bllokoi udhëtimet brenda vendit për një javë, anuloi festimet e Vitit të Ri dhe karantinoi më shumë se 15.000 punonjës.

Efikasiteti i gjithë këtyre masave ndoshta ka të bëjë me faktin që ata u adoptuan shpejt me pandeminë dhe i morën masat që prej fillimit.

Gjithashtu OBSH e ka mbështetur vendin me asistencë teknike, si dhe Banka Botërore i ka dhënë 20 milionë dollarë kredi në mbështetje të projektit anti-Covid. Shumë vende si Kina, Japonia, Vietnami, Australia, Franca, Gjermania etj, kanë ofruar miliona dollarë ndihmë për Kamboxhian në luftën me koronavirusin.

Duhet theksuar edhe fakti që shumica e popullsisë së Kamboxhias jeton në zona rurale, me pak banorë, duke e bërë më të vështirë përhapjen e virusit.

Kamboxhia është një vend i varfër, me 40% të popullsisë afër ose poshtë kufirit të varfërisë, kështu që udhëtimet përtej oqeanit janë të pakta.

Lexo po ashtu:  Polonia kërkon sanksione për 2 milionë anëtarë të partisë së Putinit

Vendi ka gjithashtu rrugë të paasfaltuara dhe kushte higjenike jo të mira, prandaj për të mbrojtur veten nga pluhurat dhe ndotja, banorët mbajnë maska kur dalin, kështu që u përshtatën shpejt me rregullin numër 1 në luftën me Covid-19.

Të gjitha këto kanë bërë që Kamboxhia t’ia dalë me sukses , duke mos shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *