Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm  virtualisht. Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit. Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive.

“Do të ketë edhe një program me Kuran dhe ilahi dhe me kaq përfundon ceremonia e festës së Bajramit”, thonë në BIK.

Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.

Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.

Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë. Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lexo po ashtu:  Rama: BE po turpërohet, Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *