nga Rafael Zoehler

Vdekja gjithnjë është një surprizë. Për të gjithë ajo është e papritur. Madje edhe të sëmurët terminalë nuk mendojnë që do të vdesin në një ose dy ditë. Pas një jave mbase. Dhe kjo vetëm kur kjo javë është java tjetër.

Ne nuk jemi kurrë gati. Nuk është kurrë koha e duhur. Dhe kur vjen momenti ti e kupton që s’ke bërë asgjë nga ato që do të doje të kishe bërë. Dhe fundi troket befas dhe është një moment përlotjeje për vejushat dhe mërzie për fëmijët që nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë është një ceremoni varrimi (falë Zotit).
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Nuk ishte ndryshe me rastin e tim eti. Madje, vdekja e tij ishte edhe më e papritur. Ai iku në moshën 27 vjeçare, e njëjta moshë në të cilën kanë ikur edhe disa muzikantëve të famshëm. Ai ishte i ri. Tepër i ri. Im atë nuk ishte as muzikant as edhe person i famshëm. Kanceri nuk i përzgjedh viktimat e tij. Ai iku kur unë isha i njomë dhe aty unë mësova se çfarë është një varrim. Isha vetëm 8 vjeç e gjysëm, por i madh aq sa duhet që të më mungonte për të gjithë jetën. Po të kishte vdekur më herët nuk do të më kishte lënë kujtime. Nuk do të kisha ndjerë dhimbje. Por nuk do të kisha patur një baba në jetë. Por unë e pata një të tillë.

Unë pata një baba që ishte në të njëjtën kohë i prerë dhe argëtues. Dikush që tregonte një barcaletë para se të më qortonte. Kështu që unë të mos ndihesha keq. Dikush që më puthte në ballë para se të më zinte gjumi.  Një zakon që unë e vazhdova me fëmijët e mi. Dikush që më detyroi të bëja tifozllik për të njëjtën skuadër për të cilën bënte edhe ai tifozllik, dhe i cili i shpjegonte gjërat më mirë sesa mamaja ime. A e kuptoni se ç’dua të them? Një baba si ky është dikush që do të të mungojë.

Ai nuk më tregoi asnjëherë se do të vdiste. Madje as edhe kur po lëngonte në shtratin e spitalit i rrethuar nga tubat, ai nuk foli asnjë fjalë. Im atë bëri plane për vitin pasardhës edhe pse e dinte se s’do ta kalonte dot as muajin. Vitin tjetër do të shkonim për peshkim, do të udhëtonim, do të vizitonim vende ku s’kishim qenë ndonjëherë. Viti tjetër do të ishte një vit i mrekullueshëm! Ne jetuam të njëjtën ëndërr.

Unë besoj – dhe për këtë jam i sigurtë – se ai mendonte që kjo do ti sillte fat. Ishte një burrë supersticioz. Mendimi i të ardhmes ishte mënyra për ta mbajtur shpresën gjallë. I poshtri, më bëri të qesh deri në momentin e fundit. Ai e dinte. Ai nuk ma tregoi mua. Ai nuk më pa duke qarë.

Dhe papritur, viti tjetër mbaroi pa filluar ende.

Nëna më mori nga shkolla dhe ne shkuam në spital. Doktori ia komunikoi lajmin me atë ndjeshmërinë e tyre që e kanë humbur me kalimin e viteve. E pashë tek qante. Ajo kishte ushqyer deri në fund një fije shprese. Ashtu si e thashë dhe mëparë, çdo njeri ka. Ndjeva një sëmbim! Çfarë do të thoshte kjo? A nuk ishte kjo një sëmundje banale nga ato që  mjekët i shërojnë menjëherë? Unë të urreva, baba! U ndjeva i tradhëtuar! Bërtita me inat në spital derisa e kuptova se im atë nuk ishte përqark që të më qortonte. Qava.

Më pas, im atë u bë përsëri im atë. Një infermiere, me një kuti këpucësh nën krah, erdhi të më ngushëllonte. Kutia ishte plote me zarfe të mbyllura dhe me fjali në vend të adresave mbi të. Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte. Infermierja më zgjati një letër, e vetmja që ishte jashtë kutisë. “Babai yt më kërkoi të të jepja këtë letër. Ai e kaloi gjithë javën duke shkruajtur këto. Donte që ti ta lexoje. Bëhu i fortë!” – tha ajo. Zarfi shkruante “ Kur të kem ikur”.  E hapa…

Lexo po ashtu:  “Mos qaj kur vdes një njeri i mirë. Vajto për .../ Urtësi e Kulluar nga Al-Farabi

“Bir! Nëse po e lexon këtë, unë kam vdekur. Të kërkoj ndjesë! Unë e dija që po vdisja. Nuk doja të tregoja ç’do të ndodhte. Nuk doja të të shihja tek qaje. Mesa duket ia dola. Mendoj se dikush që po vdes ka të drejtën që të tregohet pakëz egoist.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Siç mund ta shohësh kam akoma shumë për të të mësuar. Mbi të gjitha ti nuk ja ke idenë për asnjë gjë. Kështu që shkruajta këto letra për ty. Pra, nuk duhet ti hapësh para çastit të duhur. Në rregull? Ky është pakti ynë.

Të dua! Kujdesu për nënën! Ti je burri i shtëpisë tani.

Me dashuri, babi!

Ps. Nuk i kam shkruajtur letra nënës. Asaj i lashë makinën.”

Më bëri të pushoj së qari nga shkrimi i tij i shëmtuar, më qetësoi edhe pse mezi e kuptoja. Më bëri të qesh. Kështu i bënte punët im atë, si shakaja para qortimit.

Ajo kuti u bë gjëja më e shtrenjtë për mua. I thashë nënës të mos e hapte. Ato letra ishin vetëm të miat dhe askush tjetër s’duhej ti lexonte. Unë i memorizova të gjtha momentet për të cilat ishin shkruar ato letra, por u desh kohë që këto momente të ndodhnin. Dhe kështu, unë e harrova kutinë.

Shtatë vite më vonë, pasi u  shpërngulëm në një vend tjetër, as nuk ja kisha idenë se ku e kisha lënë kutinë. Nuk e mbaja më mend. Dhe kur nuk e mban më mend diçka do të thotë që s’të intereson. Fakti se të ka humbur në kujtesë s’do të thotë se e ke humbur. Thjesht nuk egziston për momentin.

Dhe kështu ndodhi. Vitet e adoleshencës dhe të dashurit e nënës sime nxitën atë që im atë e kishte paralajmëruar kohë më parë. Nëna ime pati disa të dashur, dhe unë gjithnjë e kuptoja atë. Ajo nuk u martua më. Unë nuk e di pse-në, por më pëlqentë të mendoja se im atë ishte dashuria e jetës së saj. I dashuri i fundit ishte kot fare. Mendoja se ajo po e poshtëronte veten duke u lidhur me të. Ai nuk tregonte fare respekt për nënën. Ajo meritonte dikë më të mirë se sa një burrë të njohur në një bar.

Akoma e mbaj mend shuplakën që ajo më dha kur shqiptova fjalën bar. E pranoj se e meritoja. Këtë e mësova me kalimin e kohës, por në kohën kur më faqja po më përcëllonte nga shuplaka mu kujtua kutia dhe letrat. Dhe mu kujtua një letër e veçantë me mbishkrimin “kur të kesh sherrin më të madh me nënën tënde”.

E ktheva përmbys dhomën për gjetjen e kutisë dhe kjo më solli një tjetër shuplakë. E gjeta kutinë brenda një valixheje mbi dollap. Pashë letrat dhe e kuptova që kisha harruar të hapja “kur të puthësh për herë të parë”. E urreva veten për këtë dhe thashë se ajo të do ishte letra e rradhës për tu hapur. Sipas rradhës në kuti vinte “kur të humbësh virgjërinë”, letër që shpresoja ta hapja sa më shpejt. Natyrisht që gjeta dhe atë që po kërkoja. “Kërkoi të falur”.

Lexo po ashtu:  Fuqia e përulësisë!

“Kërkoi të falur.
Nuk e di përse po ziheni dhe as se kush ka të drejtë. Por njoh nënën tënde. Një ndjesë e ndjerë është mënyra më e mirë për ti dhënë fund kësaj. E kam fjalën për një ndjesë të kërkuar në gjunjë.

Ajo është nëna jote, bir. Ajo të do ty më shumë se çdo gjë tjetër në botë. A e di ti që ajo të lindi në mënyrë natyrale sepse dikush i pati thënë se kjo do të ishte më e mira për ty? A ke parë një grua gjatë lindjes? A të lipset provë më e madhe se kjo? Kërkoji ndjesë! Ajo do të të falë.

Me dashuri, babai!”

Babai im nuk ishte një shkrimtar i shquar, ai ishte thjesht një nënpunës banke. Fjalët e tij patën efekt të fortë te unë. Ato mbartnin më shumë mençuri se sa 15 vitet e jetës time sëbashku. Vrapova drejt dhomës së nënës sime dhe hapa derën. Po qaja ndërkohë, kur ajo ktheu kokën dhe më pa në sy. Edhe ajo po qante. Nuk e mbaj mend çfarë më bërtiti, ndoshta diçka e tillë “ çfarë do?” Ajo që kujtoj është se eca drejt saj me letrën në dorë. E mora në krahë, ndërsa duart zhubrosnin letrën. Ajo më përqafoi dhe heshtja na mbështolli të dyve.

Letra e tim eti e bëri të qeshë pak minuta më vonë. Ne u pajtuam dhe folëm ca kohë për tim atë. Ajo më tregoi për disa nga zakonet e tij më çuditshme si të ngrënët e sallamit me luleshtrydhe. Mu krijua ndjesia sikur ai të ishte ulur ngjitur me ne. Unë, nëna, dhe një copëz babai, një copëz që ai e la për ne në një copë letër. Ndjesi më të bukur s’kishte.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

S’kaloi shumë kohë dhe i erdhi radha “kur të humbësh virgjërinë”.

“Urime, bir!

Mos u shqetëso, me kalimin e kohën do të jesh më i zoti. Gjithmonë hera e parë ta shpif. E imja ka ndodhur me një grua të shëmtuar… që për më tepër ishte edhe prostitutë.

Kam frikë se, mund ta pyesësh nënën se çfarë është virgjëria, pasi të kesh lexuar letrën, apo akoma më keq ta lexosh cfarë kam shkruar pa e ditur për çfarë po flas (besoj se e di apo jo?), por ky nuk është problemi im.

Me dashuri, babai!”

Im atë më ndoqi gjatë gjithë jetës. Ishte pranë meje edhe kur nuk ndodhej afër. Fjalët e tij bënë atë që askush s’mundi. Ato më dhanë forcë për të përballur sprova të panumërta në jetë. Ai gjithmonë e gjente mënyrën të më vinte buzën në gaz kur gjërat dukeshin të zymta, apo më qartësonin mendjen gjatë çasteve të inatit.

“Kur të martohesh” më shkaktoi shumë emocione, por jo sa “kur të bëhesh baba”.

“Tani do të kuptosh se çfarë është dashuria e vërtetë, bir. Ti do ta kuptosh sa shumë do ta duash atë shoqen tënde, por dashuria e vërtetë është ajo që do të ndjesh për atë gjënë e vogël, aty. Nuk e di nëse është djalë apo vajzë. Unë jam veçse një i vdekur dhe jo një orakull.

Argëtohu, shijoje këtë moment! Është madhështor! Koha do fillojë të të fluturojë tani, kështu që merr masat që të jesh aty rrotull në çdo moment. Mos humb kurrë asnjë të tillë, nuk do të kthehen. Ndryshoji panolinat, bëji banjo bebit, bëhu një model për fëmijën tënd! Mendoj se ti e ke brumin që duhet për të qenë një baba i  mrekullueshëm, ashtu si dhe unë”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ky çift adoptoi një djalë 12-vjeçar, por kur e njohën më mirë, ndryshuan mendje dhe bënë diçka të paimagjinueshme!

Letra më e dhimbshme që kam lexuar gjatë gjithë jetës time ishte dhe më e shkurtra që im atë më kishte shkruar. Ndërkohë që ai po shkruante ato katër fjalë besoj se ai po vuante po aq sa unë ato momente që unë po jetoja. Mu desh pak kohë, por e hapa: “kur mamaja të të iki”

“Ajo është e imja tani!”

Një shaka! Një klloun i trishtuar e fsheh trishtimin me një buzëqeshje të trukuar. Ishte e vetmja letër që nuk më bëri kurrë për të qeshur.

Gjithmonë i kam mbajtur paktet e bëra me tim atë. Nuk kam lexuar asnjë letër para kohe, me përjashtim të “kur të kuptosh se je gej”, meqë mendova se s’do të vinte momenti kurrë për ta hapur vendosa ta lexoj. Ishe dhe letra më e këndshme.

Ç’të të them? Më vjen mirë që kam vdekur. Tani, përpos shakave, të jesh gjysëm i vdekur më bëri të kuptoj se ne i kushtojmë shumë rëndësi gjërave që s’janë të tilla. A mendon se ndryshon gjë, bir? Mos u bëj budalla, Ji i lumtur!”

Gjithmonë prisja për momentin, për letrën tjetër, për mësimin e rradhës. Është e mrekullueshme se si një 27 vjeçar të mund ti mësojë një zotërie të vjetër 85 vjeçar si unë. Tani gjendem në një shtrat spitali me tuba në hundë dhe fyt nga ky kancer i mallkuar. Gishtat përshkruajnë letrën e zbehtë, të vetmen që se kam hapur. Fjalia “kur të të vijë koha” mezi shquhet në zarf. Nuk dua ta hap. Kam frikë! Nuk dua ta besoj se momenti ka ardhur. E dini që është çështje shprese. Askush nuk e beson se do të vdesë. Ndërsa e hap bëj një frymëmarrje të thellë.

Ckemi, bir! Shpresoj se je një burrë plak tani. E di që kjo letër ka qenë më e lehta dhe e para që shkruajta? Ishte letra që më çliroi nga dhimbja e humbjes tënde. Mendoj se mendja kthellohet kur je afër fundit. Është e lehtë për të folur për vdekjen. Gjatë këtyre ditëve kam menduar për jetën që kam bërë. E pata të shkurtër, por të lumtur. Isha babai yt dhe bashkëshorti i nënës tënde. C’mund të kërkoja më tepër? E lashë veten ta pranonte. Tani bëj edhe ti të njëjtnë gjë. Këshilla ime për ty: Nuk duhet të kesh frikë!

Ps. Më ka marrë malli.

Fund

Mbi këtë shkrim:

Kur Rafael Zoehler publikoi “Kur unë të kem ikur” në fund të korrikut, nuk e kishte menduar se do të bëhej kaq popullor për më tepër që ishte hera e parë që publikonte diçka në internet. Brenda pak ditësh, shkrimi i cili përshkruan udhëtimin e një të riu dhe babait të tij i cili nuk është më, u rendit si historia më e mirë në  revistën “Medium”.
“Kur unë të kem ikur” është një histori aq prekëse që çdokush duhet ta lexojë:

Nisur nga reagimet e shumta në përgjigje të një komentueseje që deshte të dinte vërtetësinë e historisë, Rafaeli shkruajti:

Është veçse një krijimtari letrare. Është vetëm një histori që më erdhi ndërmend dhe vendosa ta ndaj me ju. Unë kam një djalë 9 vjeçar dhe e kam shkruar duke menduar për atë. Ishte postimi im i parë në Medium. Nuk dija sesi ta tregoja që ishte letërsi apo jo. Ndjesë. Doja të ndaja diçka që është e bukur për tu shkruar, i shtyrë edhe nga bashkëshortja. Nuk i prisja gjithë këto reagime. Megjithatë mbetet një histori e bukur.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *