Për shkak të pandemisë konsumatorët kanë një numër pyetjesh të reja për bizneset, nëse janë akoma hapur, nëse kanë ndryshuar orët e punës, nëse produktet janë gjendje, nëse biznesi ofron transport e kështu me radhë.

Facebook po lançon një kuti të re mesazhesh në Messenger për t’jua lehtësuar pronarëve të bizneseve përgjigjen ndaj mesazheve të konsumatorëve nga i njëjti aplikacion që përdorin për të kthyer mesazhe familjarëve dhe miqve.

Përditësimi i mundëson bizneseve të menaxhojnë komunikimet e tyre nga një aplikacion i vetëm, në vend që t’ju duhet të hapin herë një aplikacion e herë një tjetër për të qëndruar në krye të punës.

Facebook shpalli planet për të lançuar një kuti mesazhesh të dedikuar në Messenger që në Maj, por sot më në fund kjo veçori është bërë e mundur.

Për shkak të pandemisë konsumatorët kanë një numër pyetjesh të reja për bizneset, nëse janë akoma hapur, nëse kanë ndryshuar orët e punës, nëse produktet janë gjendje, nëse biznesi ofron transport e kështu me radhë. Prandaj është e drejtë të themi se veçoria ka ardhur në kohën e duhur.

Lexo po ashtu:  Microsoft zbulon se deri do të funksionojë Microsoft Edge në Windows 7

Facebook shënon gjithashtu se kutia e re e mesazheve në Messenger për përdoruesit e bizneseve nuk do të zëvendësojë funksionalitetin në aplikacionin Pages Manager. Përdoruesit munden akoma të përdorin këtë të fundit për të menaxhuar postimet në Facebook, krijuar reklama, të shikojnë të hyrat në faqe dhe përgjigjen e mesazheve, nëse duan.

Bizneset nuk kanë nevojë të bëjnë ndonjë ndryshim për të marrë veçorinë e re. Ajo do të dalë automatikisht sapo llogaria personale në Facebook të lidhet me faqen e biznesit në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *