Por disa janë të shqetësuar që Google zotëron informacion personal mbi shëndetin e shumë personave që përdorin produktet e tij.

Bashkimi Evropian po vë në diskutim nëse blerja e FitBit nga Google do të dëmtojë konkurrencën, apo do ti japë më tepër akses ndaj të dhënave personale.

FitBit prodhon orë që gjurmojnë informacione si aktiviteti fizik, shëndeti, gjumi dhe informacione të vendndodhjes.

Rreth 20 grupe konsumatorësh dhe avokatë të privatësisë bëjnë thirrje për bllokimin e blerjes së Google.

Google thotë se nuk do të përdorë të dhënat e FitBit për të targetuar reklamimet dhe do të jetë transparent me mbledhjen e të dhënave.

Google lajmëroi blerjen e Fitbit për 2.1 miliardë dollarë në Nëntor të 2019-ës duke bërë një hap serioz në këtë industri të dominuar prej Apple.

Por disa janë të shqetësuar që Google zotëron informacion personal mbi shëndetin e shumë personave që përdorin produktet e tij.

Rregullatorët e BE do të vendosin në datën 20 Korrik nëse do të lejojë marrëveshjen apo do të hapë një investigim.

Lexo po ashtu:  ‘Një kafe, një sanduiç apo ushqime tjera për ata që nuk kanë mundësi’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *