“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

Ky material, më saktësisht VBx2, do të shfaqet te “Frankfurt Motor Show”, teksa BMW paraqet brezin e tretë të këtij modeli, sipas një deklarate nga vetë kompania.

VBx2 jo vetëm që është e zezë e veçantë, por jep edhe një lloj pasqyrimi mbi sipërfaqe që e bën të përshtatshme edhe për makina.

Surrey NanoSystems, kompania që e ka shpikur bojën “Vantablack”, i ka refuzuar deri më sot bashkëpunimet me kompanitë e tjera, por BMW iu duk më e përshtatshmja./TCh/

Lexo po ashtu:  "Lombard Odier/Një ndër bankat më të vjetra në Zvicër, nën akuzë për pastrim parash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *