Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare. Në këtë mbledhje morën pjesë 10 anëtarë të Bordit. Kjo u bë e ditur në komunikatën për media të lëshuar nga Bordi pas mbledhjes.

Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së. Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Bordi i RTK.

Lexo po ashtu:  Si u dërguan telegramet e rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët serbë të shkruajnë telegrame të rreme Londrës në emër të shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *