Qeveria ruse nuk ka asnjë interes për të negociuar një armëpushim në Ukrainë për momentin pasi ushtria e saj nuk i ka arritur qëllimet e saj ushtarake, tha të enjten kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Për momentin, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë asgjë: ajo që dëshiron është të pushtojë tokën”, tha Borrell në një intervistë për kanalin spanjoll TVE. “Ajo dëshiron të rrethojë bregdetin deri në kufirin me Moldavinë dhe të izolojë Ukrainën nga deti. Ajo dëshiron të negociojë seriozisht vetëm kur të ketë siguruar një pozicion të fortë.”

Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në Ukrainë në atë që ai e quan një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “denazifikuar” Ukrainën. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Putin filloi një luftë të paprovokuar agresioni.

Bashkimi Europian dhe aleatët e tij do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për ushtrinë ukrainase, tha Borrell. “Është e rëndësishme sepse gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhshme”, tha ai. “Ajo që do të bëjë histori është aftësia e ukrainasve për të rezistuar.” RTS

Lexo po ashtu:  Ukraina kërkon armë. Europa nuk po e merr seriozisht/ "Ne kemi nevojë për armë, për tanksa, për avion"

Edel Strazimiri / SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *