Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka tërhequr vërejtjen se botës së përfshirë nga pandemia e koronavirusit i mungojnë rreth gjashtë milionë infermierë.

Agjencia e OKB-së në një raport të përbashkët me organizatat “Nursing Now” dhe International Council of Nurses”, ka vlerësuar rolin e madh të infermierëve, të cilët përbëjnë gjysmën e gjithë personalit mjekësor në botë, transmeton KOHA.

“Infermierët janë kurrizi i çdo sistemi shëndetësor në botë”, ka thënë presidenti i OBSH-së Tadros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, ata janë në vijën e parë të frontit në luftën me Covid-19.

Sipas raportit të OBSH-së, të publikuar sot, Ditë Botërore të Shëndetit, në botë janë gati 28 milionë infermierë.

“Por ende kemi 5.9 milionë infermierë më pak se që na duhen”, thuhet në raport.

Më së shumti mungesë të infermierëve ka në vendet e varfra të Afrikës, të Azisë juglindore, të Lindjes së afërt dhe të Amerikës së Jugut.

Presidentja e organizatës “Nursing Now”, Mary Watkins, ka ftuar autoritetet të testojnë gjithë personelin mjekësor në lidhje me koronavirus. Ka thënë se një numër i madh i personelit nuk po shkon në punë nga droja se është infektuar, por këtë nuk mund ta dëshmojë pa testime.

Lexo po ashtu:  10 + 1 këshilla për një pastrim të trupit

Në Itali, vendin me numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e pandemisë, kanë vdekur 23 infermierë, pastaj nëntë për qind e personelit mjekësor është infektuar. E në Spanjë, po ashtu një vend shumë i goditur, është infektuar 14 për qind e personelit mjekësor.

Në raportin e OBSH-së thuhet se 80 për qind e infermierëve kujdesen për 50 për qind të popullatës së botës.

Sot, është Dita Botërore e Shëndetit, por si asnjëherë më parë ajo e gjen botën me mbi një milion e 350 mijë të infektuar me Covid-19 dhe mbi 75 mijë të vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *